Telegrafi

Liga e eSports ePremier League do të mbajë finalet në video-lojën FIFA 22

EA Sports ka konfirmuar se finalet e mëdha të ePremier League të sezonit 2021/2022 do të zhvillohen më 26-27 mars 2022.

ePremier League është një ligë e futbollit në eSports e organizuar nga botuesi i video-lojërave Electronic Arts dhe Premier League, liga më e mirë e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.

Liga përmban të gjitha 20 klubet që konkurrojnë në garën reale të futbollit, ku secili klub ka lojtarin e tyre përfaqësues në gara, në platformat PlayStation 5 dhe Xbox Series X & S.

Pas sezonit të rregullt të ligës, EA Sports ka konfirmuar finalet me garuesit që do të përballen me njëri tjetrin në një vend të drejtpërdrejtë në Here East parkun olimpik të Londrës.

Ky është sezoni i katërt i këtij turneu dhe vlera e çmimeve që do të shpërndahet për këtë turne arrin vlerën e 119 mijë euro.

 

Formati i finaleve të mëdha të këtij sezoni dallojnë nga ai i kaluari, lojtarët do të punojnë së bashku si një ekip duke marrë pjesë në një seri ndeshjes një kundër një, kundër çifteve nga klubet e tjera.

Klubet janë të ndarë në katër grupe për ndeshjet e së shtunës, ku dy të parat në secilin grup kalojnë në fazën eliminatore të së dielës. /Telegrafi/