Telegrafi

Liga Ballkanike mbyllet me ‘Final Four’, Peja do të jetë organizatore

Sezoni 2019/2020 në Ligën Ballkanike do të mbyllet me një ‘Final Four’, pas largimit të Rahovecit nga kjo garë.

Menaxhmeti i Ligës Ballkanike me konsultim me katër ekipet mori këtë vendim.

Faza finale do ë zhvillohet në Pejë në palestrën Karagaç dhe do të mbahet më 21 mars dhe 1 prill.

Ka mbetur edhe një ndeshje që të zhvillohet para mbylljes së kampionatit.

Vllaznia do ta pres Ibarin në Shkodër me 18 mars, pasi të dyja kanë bilanc të njëjtë me nga katër fitore dhe gjashtë humbje.

Me këtë ndeshje do të caktohet renditja dhe çiftet gjysmëfinale. /Telegrafi/