Telegrafi

Lidhu Shqip, rrjeti më i ri social në shqip

Disa të rinjë nga Prishtina kanë plane ambicioze në sferën digjitale. Përkatësisht, ata kanë marrë guximin të fillojnë me realizimin e një projekti të jashtëzakonshëm të krijimit të një rrjeti social të ngjashëm me Instagram, dhe projekti i tyre quhet Shqip.

Janë ArbërRma, ArgjentAL, FirStCoodeAL dhe the*pooweerAL ata të cilët e kanë realizuar projektin që pritet së shpejti pritet të lëshohet edhe në në trevat shqiptare, dhe të marrë përdorues të rinj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Aktualisht, projekti për ndërtimin e këtij rrjeti social është në dispozicion vetëm në gjuhën angleze dhe atë holandeze, mirëpo krijuesit e saj thonë se është duke u punuar në vazhdimësi që versioni shqiptar i “Instagram” të sillet edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhët tjera botërore.

Të gjithë ju që nuk keni durim për versionin në shqip, dhe dëshironi ta keni llogarinë tuaj në këtë shërbim, duhet ta vizitoni faqen: www.lidhushqip.org.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse projekti më i ri digjital nga Prishtina do të arrijë sukses. Telegrafi.com do ta përcjell këtë projekt edhe në të ardhmen, dhe do të ju njoftojë për të gjitha të reja lidhur me rrjetin social të krijuar nga zhvilluesit shqiptar. (Telegrafi)