American Journal of Epidemiology ka publikuar se pasojat e stresit të shtuar të lidhura me krizën ekonomike ndryshojnë në varësi të indeksit të masës trupore të personave që janë hulumtuar.
Të dhënat e mbledhura nga 1355 njerëz të moshës nga 25 deri në 74 vjet, tregojnë se shtimi më i madh i masës trupore është karakteristik për personat të cilët tashmë kanë një indeks të rritur të masës trupore, pavarësisht gjinisë.
Shtimi i dukshëm i masës trupore ka qenë edhe më i shprehur te personat me depresion dhe me ankth, shtojnë hulumtuesit. Faktor kyç në këtë, sipas tyre, ka qenë hormoni i stresit, kortizoli.