Site icon Telegrafi

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut goditet me thikë në qafë gjatë një turneu në qytet

Lideri i partisë kryesore opozitare të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, u godit me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan.

Sipas CNN, politikani u godit me thikë në qafë gjatë një vizite në kantierin e ndërtimit të aeroportit të ri, transmeton Telegrafi.

Lee Jae-myung ishte duke folur me gazetarët kur u sulmua dhe sipas informacioneve fillestare, sulmuesi e plagosi me thikë në anën e majtë të qafës.

“Lee ka pësuar dëmtime në venën e qafës. Ai së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni”, thanë anëtarët e ekipit të tij.

Megjithatë, fatmirësisht lëndimet nuk përbëjnë për jetën e tij.

Menjëherë pas sulmit, policia e ka rrëzuar përtokë sulmuesin dhe e ka arrestuar.

Sulmuesi fillimisht iu afrua politikanit dhe i kërkoi autograf, më pas e sulmoi me thikë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shprehu shqetësim të thellë për sigurinë e Lee pas sulmit.

“Dhunë e tillë nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë. Ne duam që policia të hetojë shpejt rastin,” tha zyra e presidentit të Koresë së Jugut. /Telegrafi/

 

Exit mobile version