Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Trepça ’89 ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Drita.
Mitrovicasit kanë triumfuar me rezultat të pastërt 2-0.
Me të filluar ndeshja, 89-shi arriti të shënoi gol.
Ishte kapiteni Shpëtim Idrizi që shënoi nga pika e bardhë në minutëm e tretë.
Me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë në të mirë të mysafirëve.
Në të dytën mysafirët shënuan edhe njëherë nëpërmjet Oto John për 02-.
Me këtë fitore, 89-shi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 62 pikë.
Ndërkohë në Ferizaj, skuadra me po të njëjtin emër ka barazuar 1-1 me Drenicën.
Ndërkohë në Pejë, Besa ka triumfuar 1-0 ndaj Lirisë. /Telegrafi/