Kandidati i LDK-së për Novobërdën, Bajrush Ymeri, është dënuar me 3 mijë e 100 Euro gjobë pas ankesës së BIRN dhe InternewsKosova.
Ankesa është dorëzuar me pretendimin e LDK përdori fëmijë gjatë manisfersimit të datës 12 tetor.
PZAP ka konstatuar se në fotografitë e paraqitura si prova është vërtetuar se subjekti politik ka shkelur kodin e mirësjelljes duke publikuar materialet në Facebook.
Gjatë ditës së sotme PZAP ka vendosur për 9 raste të paraqitura nga BIRN dhe InternewsKosova, shtatë prej ankesave janë miratuar duke llogaritur një kosto prej 20 mijë euro dënime.
Deri tani ekipi i monitoruesve të fushatës për zgjedhjet komunale 2017-të ka dorëzuar 50 ankesa në PZAP. Deri më tani për këto ankesa PZAP ka shqiptuar 70 mijë euro dënime për partitë politike.