Site icon Telegrafi

Lideri iranian kërcënon Izraelin për sulmin mbi konsullatën e Teheranit në Siri

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se Izraeli “duhet të ndëshkohet dhe ashtu do të ndodhë” për sulmin që e kreu mbi ambasadën iraniane në Siri.

Dyshohet se aeroplanët luftarakë izraelitë kanë bombarduar konsullatën iraniane në kryeqytetin sirian gjatë 1 prillit, sulm ky që Irani tha se la të vrarë shtatë këshilltar ushtarak, transmeton Telegrafi.

“Kur ata sulmojnë konsullatën, është sikur ata kanë sulmuar vendin tonë. Regjimi i ligj ka bërë gabim dhe duhet të ndëshkohet dhe kështu do të ndodhë”, tha Khamenei në fjalimin e tij me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

E si kundërpërgjigje të kërcënimeve të  Khameneit, ministri i Jashtëm izraelit tha se Izraeli do të përgjigjet nëse Irani sulmon Izraelin nga territori i saj.

“Nëse Irani sulmon nga territori i saj, Izraeli do të përgjigjet dhe të sulmojë Iranin”, tha Katz në një postim në rrjetin social X.

Grupet e mbështetura nga Irani u përfshinë në rajon që kur Izraeli filloi pushtimin e Gazës, si pasojë e sulmit të 7  tetorit mbi jugun e Izraelit që e kreu grupi militant palestinez Hamas.

Në anën tjetër, nga lufta gjashtëmujore janë vrarë 33.360 palestinez si pasojë e bombardimeve izraelite në Gaza. E Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit kishte vrare 1.200 persona në Izrael. /Telegrafi/

 

Exit mobile version