Trepça ’89 ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-1 ndaj rivalit lokal, Trepçës.
‘Minatorët’ humbën në ndeshjen çerekfinale të Kupës nga ‘Xehëtarët’, duke u eliminuar pas penalltive, por kështu nuk ndodhi edhe në kampionat pasi treguan dhëmbët e liderit.
Skuadra e Zekirja Ramadanit kaloi shpejt në epërsi, ku në minutën e tetë të ndeshjes ishte Fiton Hajdari, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Ylber Malokut.
89shi arriti të shënoj edhe dy gola tjerë në pjesën e parë për t’i dhuruar qetësi vetës më pastaj, ku fillimisht ishte kapiteni Shpëtim Idrizi, i cili dyfishoi epërsinë me një gol të bukur në minutën e 30.
Në listën e realizatorëve në pjesën e dytë u shkrua edhe golashënuesi kryesor i Superligës, Oto John, i cili e paraboloi portierin Petrit Tahiri për 3-0.
Në pjesën e dytë, lideri i kampionatit arriti të menaxhoj mirë ndeshjen, duke provuar ndonjëherë të shënojnë edhe gol, dhe këtë e arritën në minutën e 62 ku Florent Hasani u tregua i saktë nga afërsia për 4-0
Vendasit arritën të gjejnë edhe golin e pestë me anë të Rron Brojës, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 69.
Në vazhdim të ndeshjes, mysafirët arritën të ngushtojnë epërsinë dy minuta më vonë me anë të Enis Zabërgjës, por vendasit shënuan edhe një herë në minutën e 88 me Hasanin, cili vulosi rezultatin përfundimtar apo më saktë me fitoren e Trepçës ’89 me rezultat 6-1. /Telegrafi/