Site icon Telegrafi

Lideri i kampionatit bën hap fals në Skenderaj, barazon me Drenicën

Drenica dhe lideri i kampionatit, Trepça ’89 janë ndarë në paqe, pasi pas 90 minutave lojë ndeshja përfundo pa gola 0-0.

Pjesa e parë e takimit ishte e gjitha e baraspeshuar me të dy skuadrat që patën rastet e veta, por ishin të pasaktë.

Rasti i parë ideal në këtë pjesë ishte i Kreshnik Lushtakut (22’), ku i vetëm me portieri gjuan mbi portë, ndërsa mitrovicasit rastin më të mirë e patën në minutën e fundit të kësaj pjese me Shpëtim Idrizin, ku nga goditja e tij u devijua nga muri dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Lexo po ashtu Super John, lideri nuk di të ndalet

Në pjesën e dytë, të parët me sulme filluan vendasit me Granit Arifajn (47’) dhe Lushtakun (48’), ku të parit ia priti portieri Bledar Hajdini, ndërsa i dyti mbi portë.

Mysafirët nga Mitrovica nuk patën në këtë pjesë ndonjë rast ideal, por vetëm një largim pas dy kartonëve të verdhë të futbollistit Kabba Sambou (79’), i cili ka skuadrën pa një lojtar.

Në vazhdim të takimit, Drenica u mundua të shfrytëzoj mungesën e një futbollisti dhe të gjej golin e fitores, por këtë nuk ia arriti dhe ndeshja përfundoi ashtu si nisi. /Telegrafi/

Exit mobile version