Telegrafi

Licencohen të huajt e Lirisë

Liria sot edhe zyrtarisht ka licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) katër futbollistët e huaj të ardhur nga Afrika.

Dy ganezët dhe dy nigerianët përveç licencimit kanë kryer edhe kontrollin mjekësor të obligueshëm pas regjistrimit dhe tash e tutje do të kenë të drejtë loje për ekipin prizrenas.

Liria këtë fundjavë, të dielën, ndeshet me Ferizajin dhe pritet të shihet nëse do të debutojë ndonjëri nga të huajt e ardhur së fundi në ekip.

Pas dhjetë xhirove në Vala Superligën e Kosovës, prizrenasit renditen në vendin e tetë me 12 pikë. /Telegrafi/