Skuadra gjakovare, Liburni është kampioni i ri i Kosovës për edicionin 2016/17, në elitën e futsallit kosovar.
Ekipi nga Gjakova e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Feniksit në palestrën “Shani Nushi”.
Pas fitores në ndeshjen e parë me penallti, Liburni fitoi në Gjakovë 3:2.
Në këtë mënyrë, kuqezinjtë rrëzojnë nga fronti pikërisht ekipin e Feniksit, që deri para kësaj ndeshje ishte kampion aktual.
Ndeshja u zhvillua në një palestër të mbushur me tifozë.