Site icon Telegrafi

Librat që nuk duhet t’i humbisni gjatë stinës së vjeshtës

Kur bëhet fjalë per fillimin e vjeshtës dhe mënyrën se si ditët fillojnë të shkurtohen, nuk ka asgjë më ngushëlluese sesa një batanije e ngrohtë dhe një libër i mirë.

Librat na mundësojnë të udhëtojmë në vende dhe kohë të ndryshme, përveç kësaj librat janë shoqëruesi perfekt drejt një stine të re, siç është edhe vjeshta.

Libraria Dukagjini edhe këtë herë ju propozon 5 libra që janë perfekt për këtë mot me shi.

1. Lartësitë e stuhishme nga Emily Bronte

Ky libër është një histori dashurie e egër dhe pasionante mes Kethit dhe Hithklifit. Pas vdekjes së babait, Hithklif ngacmohet dhe poshtërohet nga vëllai i Kethit.

Duke besuar gabimisht se dashuria që ndjen për Kethin është e njëanshme, ai largohet nga “Lartësitë e stuhishme”, për t’u rikthyer më vonë si një burrë tashmë i pasur dhe i etur për hakmarrje.

2. Tatuisti i Aushvicit nga Heather Morris

Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t’i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas.

Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t’ju bëjë për të qarë, por edhe do t’ju falë optimizëm.

3. Zahiri nga Paulo Coelho

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmërisë së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.

4. Të vrasësh Zogun Përqeshës

Është një përshkrim plot dashuri, që të prek e njëkohësisht të tërheq deri në fund, duke sjellë përpara nesh gjithë pamundësinë e atyre që nuk arrijnë të pranojnë dikë tjetër që nuk ka ngjyrën e tyre.

Historitë me Zhan Luizën, Xhemin, Dillin dhe fqinjët, vijnë përmes një stili befasues, ku herë përshkrimi e herë dialogu arrijnë të plotësojnë gjithë pikëpyetjet që na pengojnë për të mbërritur te tjetri.

5. On Earth We’re Briefy Gorgeous nga Ocean Vuong

Romani debutues i poetit Ocean Vuong është një portret i copëtuar i një familjeje dhe dashurisë se parë.

Një roman epistolar, i cili është shkruar në formën e një letre nga një bir amerikan vietnamez për nënën e tij analfabete.

Exit mobile version