Trendi i shitjeve të librave elektronik po vazhdon të rritet, ndërsa njerëzit vënë bast se ky trend do të vazhdojë, dhe se çmimi i librave të zakonshëm do të ulet edhe më tej.
Prej fillimit të këtij viti, Amazon ka deklaruar se për çdo 100 libra të shitur , e njëjta arrin të shesë më shumë se 115 libra elektronik.
Për më tepër, vitin e kaluar Amazon pati deklaruar se ka shitur madje tri herë më shumë libra elektronik për pajisjen e saj Kindle, krahasuar me sasinë e librave që shtypen në letër. / Telegrafi /