Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Edhe pse vite e ndajnë nga bota e bukurisë, nuk rresht së kërkuari përpara aparatit atë, të paarritshmen. Do t’i duhet të sillet si modele, por sa të vështirë e ka, sepse kohët e fundit i është dashur të merret me gjithçka, përveçse një seti fotografik.
Liberta Spahiu shfaq sensin e saj seksi dhe me shikimin e mprehtë tejet atraktiv ka dëshmuar se është jo vetëm një vajzë e bukur, por edhe një vajzë që punon shumë.
Liberta, cilësoheni si vajza e skenës dhe e suksesit? Ju si do ta përkufizonit veten me pak fjalë?
Ashtu siç më keni përshkruar në pjesën e parë të pyetjes. Jetoj për suksesin…
E re në moshë dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim?
Guxim, por edhe dije.
Unë, përveç modelimit, jam edhe pjesë e menaxhimit të Klan Kosovës.
Ishte e vështirë të krijoje një identitet tëndin televiziv?
Jo, sepse pjesa e identitetit tim ka qenë e vulosur më herët, si Liberta.
Nëse nuk do t’i ishe futur rrugës së televizionit, cili do të ishte pasioni tjetër që do të kishe ndjekur?
Mjeke, për shkak të natyrës time që njerëzit mund të shërohen edhe pa i prekë.
Është më mirë të prezantosh vetëm, apo kur ke një partner?
Partneri, ndonjëherë është shtytje, është motiv, ndonjëherë edhe pengesë. Por, unë gjithmonë e zgjedh partnerin që ta kem pjesë timen.
Ekziston ndonjë format televiziv që ke ëndërr ta realizosh?
Po, një program të natës për thyerjen e tabuve.
Miku im Arton Humolli, i është përkushtuar artit të fotografisë dhe me të kam realizuar fotografitë më të bukura ndonjëherë. Dashamirët e këtij arti duhet të përfitojnë nga krijimtaria e tij artistike. Kemi një gjuhë të përbashkët dhe puna me Artonin, gjithmonë të respektueshëm dhe modest, është shumë e lehtë dhe e këndshme.
Ju pëlqen të pozoni nudo?
Nuk më pëlqen, nuk kam paragjykime për të tjerët që bëjnë, pjesa nudo më pëlqen vetëm për vete.
Refuzimi ka të bëjë me ofertën, apo me mendimin tuaj që jeni kundër pozimit nudo?
Nuk ia vlen që kjo çështje të lidhet me ndonjë ofertë.
Sa vëmendje i kushtoni pamjes suaj? Paraqitjen e lë në dorë të grimereve apo je dhe vetë që u jep ide?
Ia jap nderin dhe respektin nënës Lirie. Të tjerët, sikur Sellma dhe Kaci dhe Valdrini janë dekorim i së bukurës – nënës sime.
Prisni edhe do të shihni në të ardhmen, ky është vetëm fillimi.
Të mungon ndopak prezantimi motit?
Është një pjesë e imja, e momentit, e kohës dhe e shikoj si përvojë timen të parë.
Sa vështirë është në vendin tonë të merren informacione sekrete për emisionin tënd ‘Prive’?
Shumë vështirë, për arsye se është ky vend hipokrit, tjetër mendojnë, tjetër flasin, tjetër bëjnë. Dhe, harrojnë që këto të tria, kur bashkohen e krijojnë lajmin në Prive.
A hezitojnë yjet tona të ballafaqohen me të gjitha thashetheme që paraqiten në Prive?
Asnjë njeri nuk i dëshiron thashethemet, por ne i bëjmë që ata t’i marrin normalisht.
Na trego ndonjë të veçantë të punës në realizimin e këtij emisioni.
Të jesh kudo ku ata janë, që veten e quajnë Vip, e në të vërtet ‘wanna be’.
Po, kur të bëhet ndonjë më i mirë. Për momentin – nuk ka.
Sa shanse dhe dyer të hap pamja juaj në ekran?
Sigurisht që pamja është një armë shumë e fortë. Për aq minuta sa personi do të përqendrohet për të shikuar, sigurisht që i pëlqen të shikojë diçka të bukur dhe tërheqëse. Pastaj, edhe pjesa që ti nxjerr nga goja, që ta bësh tjetrin të të ndjekë, ka rëndësi shumë të veçantë, sepse, nëse nuk je në nivelin e duhur, mund të ndërrohet lehtësish kanali.
Ti vjen nga bota e televizionit, në këto momente, megjithatë modelingun le të themi e ke një tjetër profesion tëndin. Çfarë të lidhë kaq shumë me këto të dyja dhe ku e mendon të ardhmen tënde?
Modelimi ka të bëjë me të bukurën. Të ardhmen e mendoj vetëm në televizion.
Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike?
Ushtrimet, natyrisht që nuk i kuptoj njerëzit që shëndoshen pa ia dhënë kuptimin vetes.
Liberta, ç’do të thotë për ty të kesh stil? Sa kohë të është nevojitur që të bësh stilin tënd?
Stili është një gjë që lind, nuk krijohet rrugës, për këtë arsye, secili duhet të ketë stilin e vet. Nuk më është dashur shumë kohë për stilin tim, ai ka lindur më mua.
Na trego pak cila është veshja e fundit që ke blerë?
Blej më shumë këpucë dhe çanta, Valdrini bën dizajnet më së shpeshti.
Po të hapësh dollapin tënd, çfarë do të gjejmë me shumicë aty brenda?
Gjithçka.
Po nëse hap frigoriferin?
Karota, ve, ujë, jogurt, djathë…etj.
Vlerësimet për jetën private ia lë vetes.
Kurioziteti i shtyn të gjithë të dinë nëse jeni e dashuruar?
Po, jam.
Për cilët tipa meshkuj mendon se je e preferuar, tërheqëse…?
Intelektualët arrogant që thyhen sapo e kuptojnë se natyra ime është krejt diçka tjetër nga ajo që mendojnë.
Po ty cilët tipa të pëlqejnë?
’Gaborrët’, që kanë sharmë…
Keni guximin që t’i shfaqni tjetrit ndjenjën që keni për atë?
Guximin e shfaqi në mënyrën time dhe e them me një vrazhdësi që lë të nënkuptohet se fjalët që i them e që janë të vrazhda, tingëllojnë bukur, janë fjalë dashurie. E bëj të kundërtën e gjitha femrave tjera.
Çfarë kërkon ti në një lidhje?
Qartësi.
Të pëlqen të të flirtojnë?
Është sikur pjesë e lëkurës time. Edhe flirti më pëlqen kur është me shije.
Ç’mendim keni për meshkujt? Shumë femra mendojnë se ata kanë më shumë fjalë sesa vepra?
S’mund të ketë përgjithësime. Duhet të jesh e zgjuar ta kuptosh të vërtetën, mashtrojnë meshkujt, por edhe femrat. Prandaj, siç e thashë edhe me herët, unë i dua meshkujt e qartë e jo meshkujt që janë hipokrit.
Periudha e pushimeve për mua do te jetë muaji gusht, por shpresoj që do ta bëjë për herë të dytë në Amerikë.
Çfarë do bësh tani pasi të mbarojmë këtë intervistë?
E kam emisionin e verës, tash menjëherë. Është risi në televizionin Klan dhe, poashtu i këndshëm për mua. /Telegrafi/