Na duhet nje shtet i fortë ekonomikisht, sepse shtylla e ekonomisë së fortë janë bizneset e forta që e mbajnë shtetin me tatime, prej të cilave mundësohet pagesa për adminsistratën, policinë, ushtrinë, mjekësinë, mësuesit dhe çdo gjë tjetër. Nëse nuk ka ekonomi të fuqishme, do jemi të varur prej lëmoshës (ndihmave sociale) dhe kredive, të cilat na shtyjnë drejtë borxhit dhe na gjunjëzojnë ndaj shteteve tjera. Nuk ka nevojë të zbulojmë ujin e nxehtë, na mjafton të mendojmë dhe dalim jashtë kutisë, për të mësuar se çfarë kanë bërë TOP shtetet më të fuqishme në botë dhe t’i aplikojmë të njëjtat në vendin tone, sikurse SHBA, Gjermani, Japonia, Britania e Madhe, Izraeli, Singapori etj.
Cilat janë korporatat më të forta në botë? Amazon, Apple, Toyota, VW, Samsung, Nike, Microsoft, Google, Tesla, Mercedes…
Të dashur miq, kompanitë e forta janë shkaku i një ekonomie të fortë. Ekonomia e bën shtetin e fuqishëm dhe të pasur dhe faktor në rajon, e jo vetëm. Nëse procesi i liberalizimit stagnon dhe nuk ka të ardhme, atëherë le të bashkohemi si popull për të kontribuar në forcimin e ekonomisë, në mënyrë që rezultatet dhe të arriturat tona.
Një thënje e urtë e popullit thotë “Shpresa vdes e fundit”, mirëpo siç duket të mbështeturit tek të tjerët si lypsar, e ka një fund. Le të mbështetemi dhe fokusohemi tek vetvetja dhe forca jonë personale, pozita strategjike në rajon, zhvillimi i ekonomisë, bujqësisë, shfrytëzimit të resurveve humane dhe natyrore (me të cilat na ka bekuar Zoti).
Suksesi ynë vie atëherë kur secili angazhohet në përgjegjësitë dhe detyrat personale që ka, e nuk merret me punët e tjetrit. Nëse fokusi juaj është puna e tjetrit, atëherë do të bëheni shkak që të ngecni në një vend dhe tjetrit t’ia ngadalësoni dhe pengoni punën e tij.
Karakteristikë e secilit prej nesh duhet të jetë angazhimi maksimal dhe me përgjegjësi të plotë çdo ditë, kudo sepse vetëm në momentin kur çdo arsyetim të mundshëm e mposhtim me siguri, vetëm atëherë do të jemi Fitues. Nëse mendojmë ndryshe, do vazhdojmë të jetojmë në konfuzion me realitetin dhe do mbesim gjithmonë lypsar.
Ta ndërtojmë këtë vend të bekuar së bashku sepse i’a kemi borxh dhe obligim vendlindjes se artë!
Denis Gafuri, Kosovar Krenar