Site icon Telegrafi

Leximi pa përsëritje krijon parafytyrim të rremë

Kur vetëm e lexojmë ndonjë tekst do ta mbajmë mend, por do ta riprodhojmë më vështirë dhe do ta mbajmë mend apo kujtojmë më shkurt. Prandaj, në procesin e të mësuarit përsëritja me zë ka rol të rëndësishëm, sepse leximi pa përsëritje krijon parafytyrim të rremë për atë sesa kemi mbajtur mend.

Një nga ‘rregullat e arta’ të mësimit është që materiali apo lënda të lidhet në mënyrë logjike, respektivisht që të mos mësohet përmendsh. Materiali i përvetësuar kështu qëndron më gjatë në kujtesë dhe mund të lidhet logjikisht me atë që do të mësohet në të ardhmen, ndërsa mësimet e mësuara përmendsh nuk kanë kuptim, përveç reproduktimit në orën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version