Telegrafi

Lewis Hamilton – i shpejtë dhe i qëndrueshëm edhe në pistën e lagur (Video)

Në sytë e entuziastëve të shpejtësisë, pilotët e makinave të shpejta duken si krijesa mbinjerëzore.

Por, ku është fjala për terren të lagur dhe të rrëshqitshëm, ka prej tyre që heqin dorë dhe nuk duan të jenë prapa timonit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, Lewis Hamilton ka dëshmuar se mbretëron në këtë situatë, njëjtë sikurse edhe në pistë të terur.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen manovrat që bën ai, duke lëvizur me shpejtësi teksa shmang frenimin dhe zë kthesat në atë mënyrë që të mos rrotullohet.

Ky filmim është marrë nga F1 Circuit Grand Pri 2016, që është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/