Telegrafi

Lewis Hamilton shpallet kampion bote për herë të shtatë në Formula 1, barazon legjendën Schumacher

Pilot britanik, Lewis Hamilton ka arritur të fitojë titullin e sivjetmë në Formula 1 dhe të shpallet kampion bote për herë të shtatë në karrierë.

Gara për Çmimin e madh të Turqisë është zhvilluar sot (e diel) dhe pas 58 xhirove ka sjell fitues Hamiltonin.

Piloti i Mercedesit arriti t’i mposht të gjithë në këtë garë duke përfunduar i pari, ndërsa në podium u ngjiten edhe Sergio Perez i dyti dhe Sebastian Vettel i treti.

Megjithatë, kjo fitore nuk do të thotë vetëm fitore e radhës për pilotin britanik, pasi tani ai zyrtarisht është shpallur kampion për vitin 2020.

Përveç kësaj, 35-vjeçari ka arritur të shkruaj historinë në Formula 1 duke fituar titullin e shtatë në këtë sport.

Me këtë titull, Hamilton barazon rekordin e legjendës gjermane të kësaj gare, Micheal Schumacher.

Titulli i parë i britanikut erdhi në vitin 2008, ndërsa më vonë fitojë edhe garat në vitet, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019 dhe 2020. /Telegrafi/