Lewis Hamilton ka paralajmëruar se mund të largohet nga Formula 1 me të përfunduar ky edicion.
Piloti britanik pas triumfit në çmimin e madh të Emilia Romagna ka shijuar fitoren e 93-të në karrierë.
Hamilton pak ditë më parë e parakaloi legjendën e Formula 1, Michael Schuamcher për nga numri i fitoreve në gara, me këtë të fundit që ka 92.
ICYMI: IMOLA TOP 10
Points scorers from Round 13 – including a first double points finish of 2020 for @alfaromeoracing 👏#ImolaGP 🇮🇹 #F1 pic.twitter.com/DBTCGUxpmN
— Formula 1 (@F1) November 1, 2020
Piloti i Mercedesit ka thënë pas garës se zhvilluar sot se ai është duke e shqyrtuar mundësinë e largimin nga gara më e shpejtë automobilistike.
“Do të doja të jem pjesë e Formula 1, mirëpo asgjë nuk është e garantuar. Kam shumëçka që më emocionon pas jetës në Formula 1”, ka thënë Hamilton.
All of the elements aligned on this momentous day. Mercedes just claimed their 7th Constructors’ Championship! 🏆 To everyone back at the factory grafting away and continuing to push and innovate. You guys are the true unsung heroes. Let’s continue to make history together🙏🏾 pic.twitter.com/LB9HTg8Zq7
— Lewis Hamilton (@LewisHamilton) November 1, 2020
“Ne jemi në nëntor dhe krishtlindjen nuk janë larg. Ndihem mirë, i fort dhe mund të shkoj tutje edhe për disa muaj”.
“Por, kam jetën time përpara, familjen time dhe dua të shijojë këtë kohë, andaj do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar më tej Hamilton. /Telegrafi/