Lewis Hamilton ka zbuluar se nuk merret me gabimet e rivalët të tij, Sebastian Vettel.
Piloti i Mercedesit po dominon në vitin 2019 dhe është 29 pikë larg kolegut të skuadrës, Valtteri Bottas.
Herën e fundit, Lewis Hamilton iu dha një fitore e diskutueshme në Kanada, pasi ngasësi i Ferrarit u dënua sepse e kishte penguar britanikun.
“Nuk e di, nuk i shikoj shumë”, tha ai për revistën “Racer” dhe më tutje shtoi, “Unë nuk e krahasoj veten me njerëz të tjerë, kështu që nuk i shoh të tjerët ose gabimet e tyre”.
“Unë e shikoj vetveten dhe përpiqem të bëjë më të mirën dhe krenohem me punën time. Kam pasur një incident të vogël të premten (në Kanada), por nuk u mora me këtë gjë gjatë ditëve në vijim”.
“Është shumë mirë të jesh i shpejtë, të kesh shoferë të shpejtë gjithashtu të kesh edhe gjëra që ndoshta të tjerët nuk janë në gjendje t’i kenë”, pohoi britaniku.
Ndryshe, gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet të dielën, me fillim në ora 14:00 për Grand Prix e Francës. /Telegrafi/