Telegrafi

Lewis Hamilton merr vendim për të ardhmen e tij në Formula 1, pas aksidentit horror të Grosjean

Lewis Hamilton është në dijeni se sa i rrezikshëm është sporti i Formula 1, sidomos pa aksidentit të ndodhur të dielën e javës që shkoi për çmimin e madh të Bahrejnit.

Piloti 35-vjeçar doli triumfues nga ai takim, derisa pak ditë më parë rrëmbeu titullin e shtatë të kampionit të botës, duke barazuar kështu legjendën Michael Schumacher.

Por, Romain Grosjean që pësoi aksident me makinën e tij dhe qëndroi për 32 sekonda në flakë, nuk e ka ndryshuar mendjen e britanikut për pensionim nga Formula 1.

Lexo po ashtu Qëndron për 32 sekonda në flakë - Romain Grosjean shpëton mrekullisht pasi makina e tij u aksidentua gjatë garës në Formula 1

Hamilton pritet që të nënshkruajë një kontratë të re dhe do të tentojë të thyejë rekordin e Schumacherit me më së shumti tituj të fituar në vitin 2021, edhe pse të dy tani kanë nga shtatë.

“A mund të më ndodhë mua një aksident i tillë? Do të gënjeja nëse do thosha jo. Natyrisht, ju duhet të mendoni gjithmonë për rreziqet që sjell ky sport”, ka thënë britaniku.

Lexo po ashtu "Nëse ende dikush ishte kundër Halo, debati përfundoi", pjesa e makinës e cila ia shpëtoi jetën ngasësit të Formula 1

“Jam duke garuar që 27 vite dhe kam parë nga një djalosh i ri Jules Bianchi eksperiencën e tij në këtë garë”.

“Kam parë një djalosh duke vdekur në ditën e njëjtën ditë kur unë fitova garën dhe jam në dijeni nga rreziqet”.

Lexo po ashtu Gazetari italian tregon katër skenarët vdekjeprurës që mrekullisht i shpëtoi Romain Grosjean

“Për Romain, mendova ‘Jezus, ai ka grua dhe fëmijë’. Ai natyrisht se tani ka për çfarë të mendojë pas atij aksidenti”.

“Ishte një aksident i tmerrshëm, mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm në puën që bëjmë dhe duhet të jemi të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit”, ka shtuar më tej Hamilton.

Lexo po ashtu Pas aksidentit të tmerrshëm në Formula 1 - Romain Grosjean paraqitet nga spitali

Piloti i Mercedesit e fitoi garën në Bahrejn, duke shtuar dominimin e tij në garën më të shpejtë automobilistike. /Telegrafi/