Piloti i garave të Formula 1, Lewis Hamilton mori sot titullin ‘kalorës’ – vetëm disa ditë pas thyerjes së zemrës së tij në kampionatin e F1, ku nuk arriti ta shkruaj historinë me titullin e tetë.
Ylli i Formula 1, 36-vjeçari Hamilton u nderua nga Princi Charles në një ceremoni në Kështjellën Windsor këtë mëngjes.
Ai shoqërohej në ceremoni nga nëna e tij Carmen Larbalestier, e cila së bashku me babanë e tij, Anthony, kanë qenë mbështetës entuziast të karrierës së tij në F1.
Sir Lewis Hamilton has officially received his knighthood#F1 https://t.co/zdotOqf8lv
— Formula 1 (@F1) December 15, 2021
Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1, mori titullin ‘kalorës’ për shërbimet e tij në motorsport.
Ai bashkohet me Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss dhe Sir Jack Brabham si garuesi i katërt në F1 që shpallet kalorës.
Ky titull vjen vetëm disa ditë pasi Hamilton humbi titullin e tij rekord të tetë, duke u mposhtur nga piloti holandez, Max Verstappen, në garën e çmendur dhe të diskutueshme në Abu Dhabi. /Telegrafi/