Site icon Telegrafi

Lewis Hamilton humb garën për ‘pole position’ në Britani të Madhe

Lewis Hamilton (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Çmimi i madh i Britanisë së Madhe është rikthyer në këtë fundjavë, por Lewis Hamilton nuk do të fillojë nga ‘pole postion’, derisa po bëhet gati që ta fitojë për të gjashtë herë me radhë titullin e më të mirit.

Pesë herë kampioni i botës në Formula 1 do të bëhet piloti më i suksesshëm në histori të garës, nëse arrin ta triumfojë në vendlindjen e tij.

Hamilton dhe shoku i tij nga Marcedes, Valtteri Bottas, e kanë dominuar këtë sezon, mirëpo fitoreve të tyre u dha fund Max Verstappen në çmimin e madh të Austrisë.

Valtteri Bottas, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc (Foto: Will Taylor-Medhurst/Getty Images/Guliver)

Derisa britaniku po bëhet gati për një tjetër fitore, ai do të startojë prapa Bottas në luftën për titullin e më të mirit. Bottas e mposhti Hamiltonin për ‘pole position’ në çmimin e madh të Britanisë për 0.006 sekonda këtë të shtunë (13 korrik).

Charles Leclerc do të jetë i treti në nisje, gjersa Verstappen do të jetë i katërti në renditje. Pierre Gasly, Sebastian Vettel, Daniel Ricciardo dhe Lando Norris, do të jenë në mesin e tetë pilotëve që do të luftojnë për çmimin.

Edicioni 74-të i garës së famshme do të fillojë të dielën (14 korrik) në ora 15:10 sipas kohës tonë lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version