Site icon Telegrafi

Lewis Hamilton fiton çmimin e madh të Britanisë – vendos rekord historik

Lewis Hamilton, Max Verstappen dhe Charles Leclerc (Foto: Frank Augstein/Pool via Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton e ka fituar për herë të shtatë çmimin e madh të Britanisë, duke vendosur kështu rekord.

35-vjeçari u rendit para bashkëvozitësit të tij te Mercedesi, Valtteri Bottas, duke arritur kështu që të fitonte garën.

Hamilton dukej se asnjëherë nuk mbante kokën mbrapa për të shikuar kundërshtarët, pasi pas tij ishte vetëm Bottas, derisa Max Verstappen kaloi më pas në vendin e dytë më vonë, por që Bottas kishte probleme, për t’u parakaluar më vonë nga Charles Leclerc.

Edhe pse pati shumë pengesa, kjo nënkupton se britaniku fitoi garën e 87 në karrierë, derisa është vetëm katër gara larg rekordit të Michael Schumacher.

Legjenda gjermane ka shtatë tituj të kampionit të botës, ndërsa Hamilton ka shanse të mëdha që të barazojë rekordin e tij në këtë vit.

Nëse vozitësi i Mercedesit vazhdon me këtë formë të lartë, atëherë mund të bëhet edhe vozitësi më i mirë në histori të Formula 1. /Telegrafi/

 

Exit mobile version