Site icon Telegrafi

Lewis Hamilton fitoi garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit

BAKU, AZERBAIJAN - APRIL 29: A marshal signals for Lewis Hamilton of Great Britain driving the (44) Mercedes AMG Petronas F1 Team Mercedes WO9 during the Azerbaijan Formula One Grand Prix at Baku City Circuit on April 29, 2018 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, gara e katërt sezonale e Botërorit të Formula 1, një garë spektakolare dhe me shumë të papritura, sidomos në xhirot e fundit.

Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin britanik, që la pas Kimi Raikkonen (i dyti me Ferrari) dhe Sergio Perez (i treti me Force India), që u ngjitën në podium.

https://youtu.be/FZrMlT2YXVc?t=1

Një fund i çmendur i garës zhvilluar në pistën qytetase të Baku i dha fitoren Hamilton, që nuk e priste këtë sukses.

Dalja e makinës së sigurisë katër xhiro nga fundi, që fillimisht përfitoi nga një parakalim i gabuar i Sebastian Vettel, që doli jashtë piste dhe më pas nga dëmtimi i gomës së Valteri Bottas për të fituar garën.

Vettel, në përpjekje për të kaluar Bottas e merr gjerë kthesën dhe frenon fort, duke u parakaluar nga Bottas, Hamilton e Raikkonen.

Por edhe Bottas nuk ka fat, pasi në xhiron pasardhëse i shpërthen goma teksa ishte para bokseve, pa pasur mundësi ta ndërrojë atë dhe braktis garën. Për pasojë, Hamilton gjendet i pari krejt papritur, pasi dy protagonistët kryesorë nuk kanë fat.

Falë këtij triumfi, Hamilton ngjitet në krye të renditjes së Botërorit të Formula 1 me 70 pikë, ndërsa Vettel zbret në vendin e dytë me 66 pikë, duke lënë pas Raikkonen, i treti me 48 pikë. /telesport/

https://www.youtube.com/watch?v=XtotC_ikphs

Exit mobile version