Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton tha se në testet e para të sezonit, Ferrari duket “shumë, shumë i fortë”, por që nuk e shqetëson britanikun.
Mercedes nuk ka marrë rezultate të mira të testeve dhe bolidi i Ferrarit ka qenë shumë më i shpejt në të tre sektorët dhe ka bërë më shumë se 300 xhiro në testimet në Barcelonë.
“Ferrari është shumë, shumë i fortë. Ata e kanë kaluar kilometrazhin e lartë dhe duket se kanë një bolid më të mirë se vitin e kaluar, i cili do të jetë një sfidë më e madhe për ne. Ferrari gjithmonë më i fortë e më i fortë po bëhet, sidomos në vitet e fundit. Kjo është normale”, tha Hamilton.
Ai tha se ekipi po e mban procesin e punës dhe se të gjithë po punojnë tepër, tha ngasësi i skuderisë gjermane.
“Në këtë pikë nuk jam i shqetësuar në lidhje me ndonjë gjë. Jam duke u përpjekur të përqendrohemi në punën tonë, nuk e di se çfarë po bëjnë të tjerët. Jam një kohë të gjatë në këtë biznes, unë e di se si shkon dhe se çfarë ndodh javën e parë dhe të dytë”, ka thënë pesë herë kampioni i botës.
Më tutje, 34-vjeçari deklaroi se pret që këtë sezon të ketë konkurrencë edhe më të fortë se në të kaluarën.
Ndryshe, Hamilton është i vetëm ngasës me pesë tituj të kampionit që për momentin mund ta arrij rekordin e Michael Schumacherit, i cili ka shtatë sosh. /Telegrafi/