Telegrafi

Lewandowskit nuk po i besohet që u eliminua Bayerni

Sulmuesi i skuadrës së Bayern Munich, Robert Lewandowksi është shprehur i pakënaqur me diskualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Klubi Bavarez përkundër fitores në ndeshjen e dytë të zhvilluar me Atletico Madridin nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.

“Kështu është futbolli. Ekipi më i mirë nuk është kualifikuar në finale. Është e pabesueshme”, ka përfunduar shkurt ai.

Megjithëse triumfoi me rezultat 2:1, Bayerni u eliminua shkaku i golit të pësuar si vendas. Kujtojmë se takimi i parë i takoi madrilenëve. /Telegrafi/