Telegrafi

Lewandowski vazhdon të thyej rekorde të reja, tani e kalon edhe Gerd Mullerin

Robert Lewandowski është padyshim sulmuesi më në formë në botë, me gola të shumtë që shënon në çdo ndeshje.

Sulmuesi polak i Bayern Munich ka qenë protagonist edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Wolfsburg ku shënoi golin e katërt në fitoren 4-0.

Ky gol nga Lewandowski ka thyer edhe një rekord të vjetër 49 vjeçar në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Reprezentuesi i Polonisë ka arritur në shifrën e 43 golave brenda vitit 2021.

Me golin e shënuar ndaj Wolfsburgut, Lewa ka thyer rekordin e legjendës gjermane Gerd Muller që shënoi 42 gola brenda vitit 1972. /Telegrafi/