Telegrafi

Lewandowski thyen një rekord interesant në Bundesliga

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski i ka ndihmuar skuadrës së tij Bayern Munich, të shënoi fitore tek Mainz.

Bavarezët ishin duke humbur në fillim të ndeshjes 1-0, por në fund triumfuan 3-1.

Polaku Lewandowski ka arritur të shënoi dy gola në këtë fitore duke thyer edhe një rekord tejet interesant në Bundesliga.

Në katër ndeshjet e fundit ndaj Mainzit në udhëtim, Lewandowski ka shënuar nga dy gola.

Këtë gjë polaku e ka arritur dy herë me Bayern Munichun dhe dy herë të tjera me Borussia Dortmundin.

Kjo statistikë nuk ishte arritur asnjëherë më parë në Bundesliga që një futbollist t’i shënoi nga dy gola të njëjtës skuadër për katër ndeshje radhazi. /Telegrafi/