Trajneri i përkohshëm i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka bërë të ditur se Robert Lewandowski do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në ije.
Sulmuesi polak ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke i shënuar 20 gola në 16 ndeshje, mirëpo ai duhet të operohet dikur gjatë këtij sezoni.
“U befasuam kur lexuam për këtë në media. Ai ka probleme, por nuk ka dhimbje dhe është e qartë se diçka duhet të bëhet”.
“Ai do mendojë për kohën se kur do ta bëjë. Nuk do të ishte mirë ta ndërpresim rrjedhën pozitive që po e përjeton, por do të jetë vendimi i tij dhe ne do ta respektojmë”, ka deklaruar Flick.
Ndeshja e radhës e Bayernit është ajo kundër Olympiacosit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve që do të shënojë edhe drejtimin e parë të trajnerit të përkohshëm. /Telegrafi/