Robert Lewandowski ka vazhduar kontratën me Bayern Munichun.
Sulmuesi polak i shumëkërkuar nga skuadrat e mëdha ka vendosur që të nënshkruajë kontratë të re me bavarezët.
31-vjeçari do të mbetet pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2023, pasi ka nënshkruar kontratën për katër vitet e ardhshme.
#FCBayern verlängert mit @lewy_official bis 2023.
ℹ https://t.co/nVjccsGTQp pic.twitter.com/zYomfB4GCH
— FC Bayern München (@FCBayern) August 29, 2019
Lewandowski tha se Bayerni është qyteti i tij dhe se ndihet rehat në Munich, e kjo ishte arsyeja që nënshkroi kontratë të re.
“Bayern është qyteti im i shtëpisë. Ndihemi shumë rehat si familje në Munich. Jam i bindur se do të fitojmë shumë në vitet e ardhshme”, tha fillimisht Lewandowski.
“Bayern Munich është një nga tre klubet më të mëdha në botë dhe kemi një ekip të madh. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, deklaroi ‘bomberi’ polak.
Lewa iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2014 nga Borussia Dortmund si futbollist i lirë.
Që pesë vite pjesë e kampionëve të shumëfishtë të Gjermanisë, Lewandowski ka zhvilluar 246 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 197 gola e ka bërë 47 asistime. /Telegrafi/