Telegrafi

Lewandowski: Populli ynë pret shumë nga ne, duam të paktën çerekfinalen

Robert Lewandowski do të jetë udhëheqës i Polonisë në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Ylli i Bayern Munich, është kapiten i Kombëtares së Polonisë që ndodhet në Grupin H.

Polakët presin shumë nga Kombëtarja e tyre dhe për këtë është i vetëdijshëm Lewandowski.

“Nuk është diçka e re që populli ynë pret shumë nga ne”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

29-vjeçari thotë se synimi fillestar i Kombëtares së tij është arritja në çerekfinale të Kupës së Botës.

(Getty Images)

“Synimi minimal i yni është arritja në çerekfinale pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Lewandowski.

“Përgjegjësia nuk më shqetëson, pasi jam dakord me ata që thonë se duhet ta bëjë diferencën. Jam më i freskët se në Euro 2016 dhe pres shumë nga vetja”, u shpreh Lewandowski.

Polakët janë në Grupin H së bashku me Japoninë, Kolumbinë dhe Senegalin. /Telegrafi/