Site icon Telegrafi

Lewandowski për polemikat e bonuseve të Polonisë: Nuk prisnim asgjë, nuk kërkuam kurrë asgjë

Robert Lewandowski ka zbardhur polemikën për shpërblimet në Kampionatin Botëror “Katar 2022” për kombëtaren e Polonisë, diçka që po diskutohet shumë në vendin e tij për momentin.

Shpërblimet për lojtarët kanë qenë temë e diskutimit në Poloni, edhe përkundër eliminimit të hershem në fazën e 1/8-tës.

“Ishte gjatë një takimi që në fakt zgjati disa minuta para se të largoheshim nga hoteli për në aeroport”, ka thënë fillimisht Lewandowski për Onet.pl.

“Ishte një bisedë joformale. Kryeministri bëri një deklaratë, por të them të drejtën, ne lojtarët nuk e morëm shumë seriozisht”.

“Ne nuk prisnim asgjë, nuk kërkuam kurrë asgjë dhe nuk po kërkonim as para publikisht”.

“Ne nuk shkuam në Kupën e Botës për para, dua ta bëj të qartë këtë. Ne e trajtojmë futbollin dhe ekipin kombëtar si një burim krenarie”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Exit mobile version