Telegrafi

Lewandowski pasi barazoi rekordin e Muller: Jam krenar për këtë arritje

Robert Lewandowski ka barazuar rekordin për më shumë gola (40) në një sezon të vetëm në Bundesliga.

Gerd Muller shënoi 40 gola në sezonin 1971/1972, gjithashtu me fanellën e Bayern Munich.

Është një arritje e jashtëzakonshme për sulmuesin polak, i cili tashmë ka edhe një ndeshje për ta thyer këtë rekord.

Pas ndeshjes, polaku u shpreh tejet i lumtur ku foli për arritjet e tij.

“Kam arritur një objektiv që dikur dukej i paimagjinueshëm për tu arritur”.

“Jam jashtëzakonisht krenar që po bëj histori me Bayernin dhe të jem pjesë e historisë ku tifozët do të mund t’ju tregojnë ngjarjet fëmijëve të tyre duke ndjekur gjurmët e një legjende siç është Gerd Muller”, ka thënë Lewandowski.

Bayern Munich ka fituar titullin e kampionit në Gjermani, që është i nënti me radhë. /Telegrafi/