Bayern Munich nuk po ndalet në përballje me Augsburgun.
Me të filluar pjesa e dytë, kampioni aktual i Gjermanisë ka shënuar edhe golin e tretë në ‘Allianz Arena’.
Ishte përsëri sulmuesi Robert Lewandowski që shënoi për 3-0 në minutën e 49-të.
Kujtojmë që ky ishte goli i dytë personal për Lewandowskin në këtë takim pasi të parin e arriti në minutën e 38-të.
Golin e parë për ‘Rekordmenët’ e Gjermanisë e shënoi mesfushori kilian, Arturo Vidal. /Telegrafi/