Robert Lewandowski është deklaruar pas titullit të tetë me radhë për Bayern Munichun dhe të 30-in në histori.
Bavarezët fituan 1-0 kundër Werder Bremenit në kuadër të javës së 32-të në ligën gjermane.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi pikërisht sulmuesi polak në minutën e 43-të me një asistim të Jerome Boateng.
Lewandowski ka thënë pas ndeshjes se është një moment special, mirëpo festa pa tifozë është e pakuptimtë.
“Natyrisht, ky është një moment special për ne dhe jemi të lumtur për titullin e tetë me radhë”, ka thënë polaku.
“Por, të festosh pa tifozë, është paksa e komplikuar, është mungesë e atmosferës dhe pasionit”, ka shtuar më tej sulmuesi.
Lewandowski ka shpërthyer edhe në këtë sezon, pasi deri më tani ka shënuar 31 gola dhe ka bërë tri asistime në 32 ndeshje në ligën gjermane. /Telegrafi/