Robert Lewandowski është kurorëzuar edhe një herë si golashënuesi më i mirë në Bundesligë.
Sulmuesi polak edhe në sezonin e kaluar e kishte fituar këtë çmimi, pasi kishte shënuar 22 gola, derisa tri kishin ardhur nga penalltia.
Këtë edicion, Lewandowski e mbylli me rekord golash (34) dhe kishte bërë katër asistime.
Polaku arriti të thyente rekordin e Pierre-Emerick Aubameyangut, që luante te Borussia Dortmundi, e që kishte shënuar 31 sosh.
Anëtari i Bayern Munichut shënoi tri më shumë, për t’u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori të Bundesligës.
Kujtojmë se në xhiron e 31-të, Bavarezët arritën të siguronin titullin kampion, e që ishte i teti me radhë për ta në ligë. /Telegrafi/