Site icon Telegrafi

Lewandowski kritikon përsëri drejtuesit e Bayernit për politikën e transferimeve

SINGAPORE - JULY 25: Robert Lewandowski #9 of FC Bayern Muenchen arrives during the International Champions Cup match between Chelsea FC and FC Bayern Munich at National Stadium on July 25, 2017 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)

Robert Lewandowski ka kritikuar përsëri politikën e transferimeve të skuadrës së tij, Bayern Munich.

Sulmuesi polak, një objektiv afatgjatë për Real Madridin dhe Liverpoolin, thotë se skuadra e Bayernit nuk ka shumë thellësi këtë sezon.

Sipas Lewandowskit, drejtuesit e klubit nuk kanë bërë mjaftueshëm për transferime të mira këtë verë.

Lexo po ashtu Lewandowski në histori të Polonisë, bëhet lojtari me më shumë gola të shënuara me Kombëtaren (Foto)

Kështu, polaku thekson që ky vit është më i vështirë për të pasi po ka më pak topa dhe skuadra është më pak konkurruese.

Lewandowski është një shënues i lindur

“Ky sezon është vërtet i vështirë për mua, pasi po ka pak topa në thellësi”, ka thënë fillimisht Lewandowski për gazetës gjermane Bild.

“Unë kam luajtur për Bayernin dhe ekipin kombëtar çdo tre ditë që nga fillimi i sezonit”.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe Lewandowski shkruajnë historinë në kualifikime (Foto)

“Por asnjë lojtar nuk mund të luajë 90 minuta në çdo ndeshje të sezonit”, përfundoi sulmuesi polak.

Lewandowski tashmë ka goditur drejtuesit e Bayernit për mos konkurrim në krye të tregut të transferimeve evropiane këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version