Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka kërkuar fokus para festave të fundvitit.
Skuadra e Jupp Heynckes ka mposhtur skuadrën e Kolnit me rezultat minimal të mërkurën falë golit në minutën e 60-të të Lewandowskit.
Ndeshjet e fundit të vitit 2017 të shtunën e shohin Bayernin duke udhëtuar drejt Stuttgartit, para se Bayerni të mbyllë vitin ndaj Dortmundit në Kupën e Gjermanisë katër ditë më vonë.
Dhe, Lewandowski ka kërkuar që Bayerni të jetë sy hapur.
“Nuk mund të mendosh për Krishtlindjet ende”.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm për ndeshjen e fundit të vitit ndaj Dortmundit. Ne e dimë se kemi luajtur dhe kemi humbur dy ndeshje në Kupë ndaj Dortmundit”.
“Ne tashmë kemi mposhtur Leipzigun dy herë në Kupë dhe tash vjen Dortmundi, dy prej kundërshtarëve më të mëdhenj në Gjermani. Ne duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe fizikisht të japim gjithçka”, potencoi Heynckes.
/Telegrafi/