Site icon Telegrafi

Lewandowski me katër golat e tij e ndihmon Bayernin të mposhtë Hertha Berlinin

Bayern Munich ka fituar 4-3 në kuadër të javës së tretë në Bundesliga me Hertha Berlinin.

Bavarezët e filluan mjaftë mirë takimin, duke bërë presion në mysafirët, mirëpo nuk arritën të shënonin.

Ishte minuta e 36-të kur Thoma Muller e tundi rrjetën e Herthas, mirëpo golin e tij e anuloi VAR-i për pozitë jashtë loje.

Katër minuta më vonë, Robert Lewandowski e kaloi Bayernin në epërsi me një asistim të Serge Gnabryt.

Në pjesën e dytë, sulmuesi polak arriti që të shënonte edhe golin e tij të dytë dhe të dytin për kapionin në fuqi me një asistim të Richards.

Por, Hertha Berlini filloi të këndellej dhe e ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e realizuar nga Jhon Cordoba (60’).

Mysafirët madje arritën që të barazonin edhe rezultatin në 2-2 me një gol nga Matheus Cunha, që u ndihmua nga Piatek.

Por, Lewandowski nuk u ndal me kaq dhe i riktheu sërish epërsinë skuadrës së tij në minutën e 85-të, që ishte het-triku i tij i parë në këtë edicion.

Hertha nuk u ndal me kaq dhe e futi në lojë Jessic Ngankam (88’) që e shënoi golin e barazimit 3-3, me prekjen e parë të topit.

Polaku ishte në natën e tij më të mirë, shkaku që shënoi edhe golin e tij të katërt në minutën e 90+2 nga penalltia.

Pas javës së tretë, Bayerni gjendet në pozitën e katërt me gjashtë pikë, gjersa kampioni në fuqi takohet me Arminia Bielefeld në javën e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version