Robert Lewandowski ka shënuar golin e 300 për Bayern Munich të shtunën pasdite, ndërsa het-triku i yllit polak ndihmoi kampionët e Bundesligës të fitonin 5-0 kundër Hertha Berlinit.
Sulmuesi polak vazhdon të shkruaj histori me fanellën e Bavarezëve dhe golat po tregohen çdo ditë e më shumë si specialitet i tij.
Lewandowski ka shënuar tri gola në ndeshjen e sotme ndaj Hertha Berlinit, ndërsa me këto gola ka arritur një shifër të rrallë.
⚽ 𝐓𝐇𝐑𝐄𝐄 𝐇𝐔𝐍𝐃𝐑𝐄𝐃 ⚽
THIS. IS. LEWANDOWSKI. pic.twitter.com/LJaf0NItvm
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 28, 2021
Edhe pse ka mbushur tashmë 33 vjet, Lewa po po bëhet më vdekjeprurës me kalimin e viteve.
Ai tashmë ka shënuar plot 300 gola me fanellën e Bayern Munichut.
⚽ 299
⚽ 300
⚽ 301GOAT life 🐐 pic.twitter.com/zEWrLRRfJm
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 28, 2021
Pasi hyri në lojë me 298 gola në emrin e tij te Bayerni, polak me tri golat e shënuar shkoi në shifrën e 301 golave në vetëm 333 ndeshje.
Kjo ishte gjithashtu ndeshja e 13-të radhazi në Bundesliga, në të cilën Lewa gjeti rrjetën, duke ndjekur gjurmët e legjendës Gerd Muller. /Telegrafi/
13 – Robert Lewandowski has scored in each of his last 13 Bundesliga games, setting up a new personal best. Only Gerd Müller scored in more consecutive games in Germany’s top-flight. Run. #FCBBSC pic.twitter.com/seJYpDeZYq
— OptaFranz (@OptaFranz) August 28, 2021