Robert Lewandowski ka qenë vendimtar në fitoren e Bayernit 5-0 ndaj Borussia Dortmundit.
Ylli polak ka shënuar dy herë në suksesin e bavarezëve për t’i ngritur në pozitën e parë në tabelë.
Me dy golat ndaj Dortmundit, Lewandowski e ka quar në 201 numrin e golave të realizuar në Bundesligën gjermane.
Këta 201 gola, Lewandowski i ka arritur me fanellën e dy skuadrave, Borussias së Dortmundit dhe Bayern Municht.
Ekipi i preferuar i polakut është Wolfsburg, të cilës skuadër Lewa i ka shënuar 20 gola.
Pas Wolfsburgut është Augsburgu që Lewandowski i ka shënuar 18 gola, ndërsa Bremen, Mainz e Freiburg kanë pranuar nga 14 gola nga polaku. /Telegrafi/