Sulmuesi polak, Robert Lewandowski i ka dhënë një ultimatum klubit të tij, Bayern Munichut, në lidhje me të ardhmen e tij.
E ardhmja e Lewandowskit ka qenë shumë e përfolur kohëve të fundit, me një largim të mundshëm nga Allianz Arena.
Kontrata e sulmuesit skadon në verën e vitit të ardhshëm, por disa herë deri tani është raportuar se ‘Lewa’ dëshiron një sfidë të re.
33-vjeçari polak thuhet se i ka dhënë ultimatum Bavarezëve në lidhje me të ardhmen e tij.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, polaku dëshiron marrëveshje të re në verë ose do të largohet menjëherë nga Bayerni, edhe nëse kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023.
Situata thuhet se nuk ka ndryshuar dhe ende nuk ka bisedime mes klubit dhe agjentëve.
Topi tani është në duart i Bayernit sa i përket vendimit, pasi lojtari pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, nga La Liga dhe Liga Premier. /Telegrafi/