Bayern Munich ka kaluar në epërsi përballë PSG-së që në fillim të ndeshjes.
Ishte lojtari më i mirë i kësaj skuadre Robert Lewandowski ai që shënoi në minutën e 9-të.
Lewa pranoi topin në zonë dhe me një kthim të bukur shënoi për 1-0.
Bayerni dhe PSG e kanë siguruar kualifikimin.
Pritet ndeshje e zjarrtë pasi që edhe PSG po luan me skuadrën më të mirë. /Telegrafi/