Site icon Telegrafi

Lewandowski gozhdon bashkëlojtarët: Nuk më ndihmuan të bëhen golashënues

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski në xhiron e fundit e ka humbur mundësinë që të bëhet golashënues në Bundesliga.

Kështu titullin e lojtarit me më së shumti gola e mori Pierre-Emerick Aubameyang, i cili me dy golat e realizuar kundër Werder Bremenit, lë pas Lewandowskin.

“Jam i zhgënjyer me shokët e mi. Mendoj se do të mund të ishim të parit nëse do të bashkëpunojmë. Tani unë nuk po vuaj, por duhet të pranoj se nuk ishte e lehtë ta përballojë”, ka thënë Lewandowski, disa javë pas përfundimit të Bundesligës.

Theksojmë se Aubameyang në fund të sezonit kapi shifrat e 31 golave, një më shumë se polaku i Bayernit. /Telegrafi/

Exit mobile version