Trajneri i Polonisë, Adam Nawałka ka marrë një lajm të mirë.
Ylli i skuadrës së tij, Robert Lewandowski është i gatshëm për sfidën me Portugalinë.
Polakët dhe portugezët do të ndeshen të premten mbarma në çerekfinalen e Evropianit “Francë 2016”.
Mediat e huaja raportojnë se Lewandowski, i cili kishte pësuar një lëndim në duel me Zvicrën është rikuperuar dhe i gatshëm për përballjen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
“Të gjithë lojtarët e Polonisë ishin në seancën stërvitore. Edhe Robert Lewandowski, ishte në stërvitje, pavarësisht se ai pësoi një lëndim kundër Zvicrës. Ai është i gatshëm për lojë”, shkruajnë mediat e huaja.