Robert Lewandowski nuk po ndalet së shënuari për klubin dhe kombëtaren.
Sulmuesi polak ka arritur të shënoj tre gola sot për kombëtaren e Polonisë, duke e kompletuar het-trikun e tij të tretë këtë sezon nga vetëm 12 ndeshje të luajtura.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi sulmuesi i Bayern Munich me këto tre gola në kualifikime të botërorit e ka ngritur numrin e golave në 13-të nga vetëm shtatë ndeshje kualifikuese me Poloninë.
Lewandowski, me shënimin në ndeshjen e sotme ndaj Danimarkës ka arritur të shënoj në shtatë ndeshje kualifikuese radhazi.
Kështu, pasi gjithë këtyre golave të shënuara këtë sezon, polaku lirisht mund të quhet ndryshe ‘Njeriu Gol’. /Telegrafi/
Kombëtaret të cilave Lewandowski iu ka shënuar radhazi:
Danimarka
Kazakistani
Irlanda
Skocia
Gjibraltari
Gjermania
Gjeorgjia