Telegrafi

Lewandowski bëhet lojtari i parë jo-gjerman që arrin shifrën e 200 golave në Bundesliga

Foto: B/R Football/Twitter

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka arritur kuotën e 200 golave në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Lewandowski po vazhdon çdo ditë e më shumë të lë gjurmë në futbollin gjerman me arritjet e tij.

Arritja e fundit e polakut është shënimi i 200 e më shumë golave në Bundesliga duke u bërë lojtari i parë jo-gjerman që arrin diçka të tillë.

Me dy golat e shënuara në fitoren 5-0 të Bayernit ndaj Borussia Dortmundit, Lewa tashmë ka 201 gola në Bundesliga.

30-vjeçari i ka shënuar 74 gola me fanellën e Dortmundit, ndërsa 127 me fanellën e Bavarezëve.

Polaku është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Bundesligas, ku para tij gjenden Gerd Muller, Klaus Fischer, Jupp Heynckes dhe Manfred Burgsmuller. /Telegrafi/