Site icon Telegrafi

Lewandowski: Bayern duhet të shpenzojë më shumë

“Deri më sot Bayern Munich nuk ka paguar kurrë një lojtar më shumë se 40 milionë euro. Në futbollin e sotëm kjo është kthyer në një shifër mesatare, shumë larg maksimumit”, ka pohuar Robert Lewandowski.

Ky i fundit, në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”, ka ftuar klubin që të investojë më shumë në transfere“sepse, nëse do të luftosh në nivele të larta, duhet të kesh në ekip lojtarë cilësorë”.

Pikërisht këtë verë bavarezët kanë prekur rekordin e klubit, me blerjen e Corentin Tolisso, i paguar 41,5 milionë euro.

Ndërkohë, Lewandowski ka thënë se “PSG ka ndërtuar një skuadër të klasit botëror, por duhet të presim dhe të shohim nëse do të bëhet një ekip i madh. Gjithsesi, UEFA duhet të hedhë dritë mbi këto transferime dhe të punojë me FIFA-n për të mbyllur çdo hapësirë që mund të shfrytëzohet për të anashkaluar rregullat”. /telesport/

Exit mobile version